Ja institucioni në Maqedoni që ka vjedhur para, tenderi kërkund i realizuar
Qendra për Shëndet Publik në Shkup për çdo ditë kishte harxhuar në letër nga 1.341 denarë apo mbi 20 euro për larjen e makinave të saj. Dokumentet janë nxjerrë për vitin 2014, ku për një tender të tillë në vit janë paguar mbi 350 mijë denarë apo 6 mijë euro, por nga ana tjetër nuk dihet se a janë larë ose jo makinat. Sipas tenderit i bie që në ditë të pastrohen dhe lahen rreth 10 makina. Këto të dhëna janë publikuar në analizën “Furnizimet publike, zona e zezë e punës në sektorin publik shëndetësor” të realizuar nga shoqata “ESE” financuar nga Fondacioni – Shoqëria e hapur – Shkup.
Publikimin mund ta gjeni këtu:
http://www.esem.org.mk/…/Publikacii/2017/Javni%20nabavki.pdf
Loading...