Ja si është gjendja e të plagosurit Florim.M, flet mjeku i Qendra Klinike në Shkup
Njëri prej të plagosurve i përfshirë në incidentin e mbrëmshëm në afërsi stë selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, Florim Misini është në gjendje stabile.
Albert Lleshi, nga Qendra Urgjente në Shkup ka shpjeguar për Televizionin SHENJA, se pacienti është sjellë mbrëmë rreth orës 19.30. Ai kishte lëndime nga armë zjarri në pjesën e aksiles së majtë.
“Pas ekzaminimeve të nevojshme është konstatuar lëndim i enëve të gjakut, të sqetullës së majtë. Plagët janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale. Pas ndërhyrjes, gjendja e pacientit është stabile”, ka deklaruar Lleshi.
Përveç Florim Misinit, i lënduar më lehtë në këtë përleshje me armë është edhe Sabri Rexhepi, i cili është arrestuar nga policia.
Loading...