Jo vetëm WhatsApp-i: Messenger sjell më në fund opsionin e ri

Shpërndaje

Facebook pranoi javën e shkuar se drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg kishte fshirë disa nga mesazhet e dërguara përmes aplikacionit Messenger, por përdoruesit e thjeshtë nuk kanë aq shumë kontroll të komunikimit të tyre. Mirëpo pas skandalit të Cambridge Analytica, Facebook po punon fort për të përmirësuar imazhin.

Një zëdhënës i Facebook tha për The Verge se së shpejti Messenger do të shtojë një tipar të ri, “Unsend Option” për të gjithë përdoruesit, muajin e ardhshëm.

“Këtë veçori e kemi diskutuar disa herë. Kjo gjë mund të marrë disa kohë dhe derisa veçoria të jetë gati, nuk do të fshijmë kurrë ndonjë mesazh, qofshin këta edhe drejtues të mëdhenj të Facebook-ut. Këtë opsion duhet ta kishim bërë më shpejt dhe na vjen keq që nuk e kemi bërë”, sqaroi ai.

Pas këtyre njoftimeve, Zuckerberg bëri një sesion pyetje-përgjigje për të sqaruar gjithë situatën aspak të favorshme për gjigandin e komunikimit.

“Unë mendoj se jeta ka të bëjë me të mësuarit nga gabimet dhe të zbuluarit se çfarë duhet të bëjmë për të ecur përpara.”

Askush nuk u shkarkua nga puna pas skandalit të famshëm, por gjithë përgjegjësinë e mori përsipër themeluesi i rrjetit social. Fill pas gjithë këtyre ngjarjeve, Facebook më në fund do të na sjellë opsionin “Unsend” njësoj si edhe WhatsApp-i, i cili ka kohë që e ka bërë pjesë të platformës së tij./CNA

Loading...