Kapet me drogë, arrestohet supermodelja
Po të kishe vetëm pak më shumë sasi të kësaj droge me veti, ajo ka mundur të dënohet deri në 10 vite burg.
Njëra nga engjëllushet e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”, Maggie Laine, është arrestuar për posedim të marihuanes.
Bukuroshja e cila ka realizuar revy mode për këtë shtëpi mode gjatë vitit 2016 dhe 2017, është arrestuar në Xhorxhia, për posedim të rreth 30 gram marihuanë. Biondja e bukur po të njëjtën ditë është liruar nga burgu, por është dashur të paguaj gjobën prej 1000 dollarëve.
Po të kishe vetëm pak më shumë sasi të kësaj droge me veti, ajo ka mundur të dënohet deri në 10 vite burg, sepse në këtë shtet amerikan lejohet që të keni vetëm vaj kanabisi i cili përdoret për qëllim mjekësore. Kjo bukuroshe, e cila ëndërron të bëhet terapeute fizikale, ka pozuar për ballinat e shumë revistave të njohura, si ‘Elle’ dhe ‘Sport Illustrated’.