Kapet sasi droge në autobusin e linjës Shkup – Dortmund
Në autostradën Shkup-fshati Miladinovci dje në një autobus është gjetur një qese me marihuanë.
Ashtu si njoftuan nga MPB-ja, dje në orën 11.35 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është lajmëruar se në autostradën Shkup-fshati Miladinovci në një autobus me targa nga Shkupi, që ka qenë duke lëvizur në linjën Shkup-Dordmund, është gjetur një qese me marihuanë.
Asnjëri prej udhëtarëve nuk e ka marr përsipër qesen prej marihuane. Nga ana e patrullës policore në stacionin Petrovec është vërtetuar se në qesen prej najloni ka pasur dy kilogram marihuanë. Po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.
Loading...