Kërcënohet me jetë gruaja e Oliver, arbitrit që dha penalltinë kundër Juves

Shpërndaje

Ndeshja e polemikave Real-Juve nuk ka përfunduar ende, pasi diskutimet vijojnë ende jashtë fushave të lojës. Por pas ndeshjes ka ndodhur edhe diçka e pazakontë me gruan e arbitrit Oliver, i cili u vu në qendër të vëmendjes për penalltinë e dhënë në shtesë për Realin.

Në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Lucy Oliver, bashkëshortja e Oliver, edhe ajo gjyqtare, ka marrë kërcënime me vdekje, por edhe sulme me karakter seksist. “Do t’ju zhdukim ty dhe atë copë m…, burrin tënd”, i ka shkruar një tifoz në Twitter.

Policia angleze ka nisur një hetim dhe ka mbyllur të gjithë llogaritë e gruas së Michael Oliver në rrjetet sociale, por ajo ka marrë mesazhe kërcënuese edhe në celularin e saj. Në mënyrë të pashpjegueshme numri është publikuar në rrjetet sociale.

Loading...