Kërcënonte edhe Europën, Sateliti Tiangong-1 bie në oqean
Laboratori Hapësinor Tiangong-1 i Kinës u shkatërrua gjatë ri-hyrjes në atmosferën e Tokës mbi Paqësorin e Jugut, sipas kinezëve dhe raporteve amerikane.
Ai hyri për herë të dytë në atmosferë rreth orës 00.15 të hënën.
Tiangong-1 u nis në vitin 2011 për të kryer eksperimente në orbitë. Ai ishte pjesë e përpjekjeve të Kinës për të ndërtuar një stacion hapësinor me njerëz deri në vitin 2022, por u ndërpre në mars të vitit 2016. Specialistët amerikanë thanë se kishin përdorur teknologjinë e analizës orbitale për të konfirmuar ri-hyrjen e Tiangong-it.
Ekspertët ishin përpjekur për të parashikuar saktësisht se ku laboratori do të bënte ri-hyrjen dhe agjencia kineze e hapësirës gabimisht sugjeroi pak para rënies se do të ndodhte në Sao Paulo, Brazil.
Më herët, ishte spekuluar se edhe Europa, veçanërisht pjesa perëndimore e Italisë dhe rajoni i Stambollit në Turqi rrezikoheshin nga mbetjet e Laboratorit hapësinor.
Agjencia Evropiane e Hapësirës tha pak para rënies se Tiangong-1 mund të shpërthejë mbi ujë, që mbulon pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës. Ajo theksoi se shanset që ndonjë njeri të goditej nga copëzat e tij ishin “10 milionë herë më të vogla se shanset vjetore për t’u goditur nga rrufeja”.
Nuk është e qartë se sa nga copëzat kanë arritur sipërfaqen e Tokës.