Kërkuan rrëzimin e Ramës me protesta të dhunshme, nis hetimi për Bashën e Kryemadhin

Shpërndaje

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal ndaj 26 personave të cilët organizuan mosbindjen civile.

Mes të proceduarëve është edhe Lulzim Basha, Xhelal Mziu, Nard Ndoka, Luan Rama, Flamur Noka, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho dhe të tjerë janë proceduar si organizatorë të tubimeve të paligjshme, të kryera në Vorë, Milot, Pogradec e kështu me radhë.

Njoftimet nga komisariatet e policisë

Komisariati i Policisë Vorë

Në Tiranë, janë proceduar penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestën e jashtëligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2018.Në datë 5 prill 2018, në autostradën Tiranë – Durrës nga ora 09:30 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës.

Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë e 30 minuta.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuara nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjektet politike, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me organizatorë 8 shtetas: L.B., 44 vjeç, banues në Tiranë, F.I., 52 vjeç, banues në Tiranë, Xh.M., 51 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, N. N., 55 vjeç, banues në Tiranë, L. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, N. B., 51 vjeç, banues Tiranë.

Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

Elbasan

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:00 tek rrethrrotullimi i Shijonit, në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, Njësinë Administrative Bradashesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal , për 12 organizatorët, konkretisht shtetasit . L.B, 51 vjeç banues në Elbasan, E.S, 60 vjeç, banues në Tiranë, E.H, 52 vjeç, banues në Tiranë, A.B, 52 vjeç, banues në Elbasan, M.K, 44 vjeç, banuese në Tiranë, E.H, 37 vjeç, banues në Tiranë, K.B, 29 vjeç, banues në Tiranë, E.P, 58 vjeç, banues në Tiranë, E.S, 30 vjeç, banues në Tiranë, K.M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, F.H, 43 vjeç, banues në Tiranë, I.E, 57 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” e parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma.

Ata janë; K.B., 29 vjeç, banues në Cërrik, S.G., 20 vjeç, banues në Cërrik, E.B., 28 vjeç, banues në Peqin, M.G., 24 vjeç, banues në Cërrik .Po punohet për identifikimin dhe proçedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm. Si dhe u proceduan penalisht edhe disa persona per pjesmarrje aktive ne tubim. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Kurbin

Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët. Konkretisht për shtetasit: F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë , L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër.

Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma.

Ata janë : G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.

Lushnje

Në vijim të komunikatës në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datë 05.04.2018 në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestë.

Në datë 5 prill 2018, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, Lushnje, nga ora 09:50 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje–Tiranë, në të dyja drejtimet e lëvizjes.

Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë.

Policia e Lushnjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike me organizatorë 7 shtetas: M.M, 50 vjeç banues në Tiranë, E.A, 45 vjeç, banues në Tiranë, O.B, 44 vjeç, banues në Tiranë, O.P, 45 vjeçe, banuese në Tiranë, T.Sh, 69 vjeç, banuese në Tiranë, N.M, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, L.B , 56 vjeç, banues në Tiranë.

Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm. /albeu.com/

Loading...