Kim Jong-un për takimin me homologun nga Jugu: Pikënisje për paqe
Kim Jong-un është betuar për “një histori të re” në raport me Korenë e Jugut, pasi që u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut që prej fundit të Luftës Koreane më 1953.
Lideri i Koresë së Veriut, i shtrëngoi duart me atë të Jugut, Moon Jae-in, në kufi.
Kim tha se kjo ishte ‘pikënisje’ për paqe, pasi që kaloi vijën ushtarake që e ndan këtë gadishull.
Ky moment vjen muaj pas retorikës së luftës që vinte nga Koreja e Veriut.
Ndërkaq, se cili do të jetë fokusi i samitit është kuptuar paraprakisht, por shumë analistë mbeten skeptikë për entuziazmin e paraqitur nga Veriu për angazhim.
Loading...