Koktej molotovi ndaj makinës së ish-drejtorit të policisë së Maqedonisë

Shpërndaje

Një koktej molotovi është hedhur mbrëmë në makinën e ish-drejtorit të policisë së Maqedonisë, Ljupço Todorovski-Radnik. Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa portale kanë theksuar se makina jeep e markës “Nissan Navara” i takon Todorovskit, që tashmë është në pension, transmeton INA.

Ai gjatë qeverisjes më të bujshme të VMRO-DPMNE ka qenë drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike.

Loading...