Konferencë e përbashkët për media, Erdoğan-Putin-Ruhani
Në Ankara të Turqisë, ka përfunduar samiti trepalësh në të cilin morën pjesë presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, Recep Tayyip Erdoğan, Vladimir Putin dhe Hassan Rouhani, raporton Anadolu Agency (AA).
– Presidenti Recep Tayyip Erdoğan
Presidneti Erdoğan deklaroi se garantimi i integritetit territorial të Sirisë varet nga mbajtja e distancës së njëjtë ndaj të gjitha organizatave terroriste.
“Humbës nga kriza dhe konfliktet është populli sirian ndërsa të gjithë e dimë shumë mirë se kush janë fituesit”, është shprehur Erdoğan.
Erdoğan: Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet për zgjidhje politike të krizës në Siri.
Presidneti turk: Samitin e parë trepalësh e realizuam në Soçi, të dytin në Ankara, kurse i treti do të mbahet në Teheran.
– Presidneti Hasan Ruhani
Ruhani pas samitit trepalësh në Ankara: Kërkojmë të gjithë ta njohin unitetin e Sirisë.
– Presidenti Vladimir Putin
Putin: Vendimi i përbashkët i Turqisë, Rusisë dhe Iranit është në favor të garantimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.