Konfiskohet sasi e konsiderueshme e armëve në Veleshtë të Strugës

Shpërndaje

Me 06.04.2018 rreth orës 15.00, pas njohurive paraprake operative, zyrtarët policor në vendin Lagja Kabova, në fshatin Veleshtë të Strugës, ka kryer kontroll në shtëpinë e vjetër në pronësi të V.K.(76) nga fshati Veleshtë.

Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur 10 granata dore dhe një minahedhës. Eksplozivet e gjetura janë ngritur dhe dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Loading...