Konjufca: Kuvendi i Kosovës të iniciojë shkarkimin e Thaçit

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, është bërë në mënyrë arbitrare.

Konjufca këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se arrestimi ka shpërfaqur në koncept edhe në praktikë defektet e shtetit tone.

“Dikush u bë shkaktar që shteti ynë të shkelë konventat për të drejtat e njeriut, derisa një shtet i tillë nuk mund të thotë që është në Evropë. Konsekuencat në aspektin ndërkombëtar do t’i kushtojnë shumë Kosovës, derisa në aspektin e brendshëm është shkelur Kushtetuta e Kosovës”, ka shtuar Konjufca.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës duhet që ta iniciojë shkarkimin e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai më tutje ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti turk kanë ndërtuar një raport joligjor në mes tyre, duke përdorur logjikën e favoreve për njëri tjetrin.

Loading...