Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme ku do të debatohet në lidhje me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq të enjten e kaluar. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.