Koxias dhe Dimitrov do të takohen më 12 prill

Shpërndaje

Mediat greke shkruajnë se javën e ardhshme do të vazhdojnë bisedimet, ndërkaq pritet që të ketë takim të ri mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, pritet që më 12 prill të realizojnë takim, përsëri në Shkup.

Burimet diplomatike nga MPJ-ja e Maqedonisë për MIA deklarojnë se ende nuk është caktuar termini për takim të ri mes dy ministrave.

Mediat greke shkruajnë se java e ardhshme do të jetë kyçe për bisedimet.

“Më 12 prill pritet që të takohen në Shkup dy ministrat, sipas burimeve të sigurta. Të rikujtojmë se Koxias tha se në takimin e ardhshëm sipas të gjitha gjasave do të bëhet hap i madh”, deklaroi TV Alfa e Greqisë.

Të shtunën, mediat greke, vetëm disa orë pas mbarimit të bisedimeve në Vjenë, duke u thirrur në burimet e tyre, shkruajtën se bisedimet do të vazhdojnë menjëherë pas Pashkëve, me takim të shefave të diplomacive të të dyja vendeve, ndërkaq nëse ekziston avancim të bisedimeve, nuk është e përjashtuar mundësia që të realizohet takim mes dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Loading...