Koxias e informoi liderin e komunistëve grekë Kucubas për bisedimet për emrin
Pothuajse dy orë ka zgjatur takimi i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Greqisë Dimitris Kucubas me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias.
Me Kucubasin në realitet ka filluar seria e takimeve të Koxiasit me liderët e partive politike greke, në të cilat duhet t’i informojë për çështjen me emrin, bisedimet në Vjenë dhe negociatat midis dy vendeve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Takimi përfundoi pa deklarata për media, derisa, ndërkaq, në orët e pasdites, shefi i diplomacisë greke do të takohet me liderin e Partisë Reka.
Gjatë ditës së nesërme, Koxias do të takihet me lideren e PASOK-ut dhe Lëvizja e Ndryshime, Fofi Genimata dhe me kryetarin e Lidhjes së Centralistëve, Vailis Levendis.