Kryeministri bullgar vizitë zyrtare në Kosovë

Shpërndaje

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, viziton sot Kosovën. Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të kosovar, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Borissov do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj.

Loading...