Kryeministri i Bullgarisë arrin në Kosovë (FOTO)

Shpërndaje

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka arritur në Kosovë për të realizuar vizitën e tij zyrtare të paralajmëruar.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë ai do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi, transmeton Klan Kosova.

Pas takimit të përbashkët ata do ta kenë edhe një konferencë për media.

Kreu i ekzekutivit bullgar do të takohet edhe me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Fotografitë janë realizuar nga shërbimi i VIP terminal në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”.

Loading...