Kryeministri Zaev kërcënohet me jetë (Foto)

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev për të disatën herë paralajmërohet dhe kërcënohet përmes rrjeteve sociale edhe atë me likuidim në rast se ky i fundit ndryshon kushtetutën për emrin, transmeton Zhurnal.

Kërcënimi i fundit sipas portalit Maktel, vjen nga një profil në rrjetin social që mbanë emrin e organizatës nacionaliste maqedonase “Tvërdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin.

“Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën dhe ligjetm por do të ndryshojmë dhe ty dhe nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, shkruhet në porosinë drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

MPB në dy raste më parë ka ngritur procedura hetimore lidhur me kërcënimet ndaj Kryeministrit dhe funksionarëve tjerë shtetëror.

Ndryshe “Tvërdokorni” ishte organizata që morën pjesë në natën e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar, ku si qëllim patën linçimin e Kryeministrit Zaev dhe Liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Loading...