Kukës/ Arrestohen protestuesit në 03:00 të mëngjesit, familjarët: “Jemi në ankth, ku i kanë çuar?”
Pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se do të merren masa ndaj personave përgjegjës për protestën e dhunshme ditën e djeshme në Rrugën e Kombit por edhe statusit të kryeministrit Rama ku tregonte se të gjithë do përballeshin me ligjin, ka filluar edhe aksioni në Kukës.
“Balkanweb” tregon se pas mesnate (rreth lrës 03:00 të mëngjesit, forcat e policisë kanë hyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre.
Të njëjtat burime të “Balkanweb” tregojnë se familjarët e të arrestuarve janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre pasi janë në ankth se çfarë po ndodh me ta.
Loading...