Kukuvajka e “AKSH-së” Gafur Adili i kukatet Zijadin Selës së ASH-së

Shpërndaje

Nga Sulejman MEHAZI

Tani hajde e merre veshtë karakterin e kukuvajkës Gafur Adilin që i kukatet ASH-së të Zijadin Selës. Se çfarë i ka bërë ASH-ja e Zijadin Selës një Zot e di. Ky zotëriu në vend që ta shesë veten si njeri i mençur e i urtë para shqiptarëve të Maqedonisë i (odvaret) kukatet ASH-së për të keq, pa mos i bërë asgjë ASH-ja e Zijadinit.

Zotëriu në vend që të bëjë bashkimin e forcave politike opozitare shqiptare, vepron të kundërtën. Me partinë e re që do ta formojë të afronte Zijadinin afër, ky e largon. Kushedi çfarë mendon kukuvajka Gafur Adili, mendon se do t’i fitojë zgjedhjet e do bëhet i pari i shqiptarëve në Maqedoni.!? Një gjë duhet ta dini se popullate shqiptare nuk të do kështu si ia ke nisur me përçarje, sharje e kukatje, pastaj shqiptarët janë lodhur me partitë politike e që në startë keni dështuar.

Mos na shitni aq premtime e lavde duke kritikuar të tjerë për shkak se në krahasim me Selën askund s’jeni, nuk të njohim për së afërmi se kush jeni e çfarë jeni? Popullata shqiptare të njeh me ato deklaratat boshe e qesharake të një “AKSH-je” facebookiane jo reale, por gënjeshtare. Si mendoni ju, aq lehtë do ua jap votën popullata partisë suaj?, aha bëhuni hazër e mprehni dhëmbēt për në qeveri.

A s’jeni të vetëdijshëm se kokë vote s’keni me marrë, a se shihni se shqiptarët janë lodhur me partitë politike, me gënjeshtrat e premtimet e zbrazura të tyre. Si mendoni ju, duke kukatur e qarë për partitë tjera do fitoni ju?, a me të vërtetë mendoni e lavdëroheni se do ta mposhtni lehtësisht partinë e BDI-së së Ali Ahmetit tuaj pa ndihmën e ASH-së e të dy Besave. A me të vërtetë mendoni se keni autoritet më shumë se Sela, ëëë! A mendoni se duke kritikuar partitë opozitare do ngrihet e forcohet partia juaj e re? Mendoni të dilni të vetmuar në zgjedhje parlamentare as 200 vota të mos i merrni. Me të vërtet ëmdërroni se jeni të fortë e të autoritetshëm para popullatës shqiptare në Maqedoni!? Rëndë do dëshproheni.

Loading...