Kush e bëri Adelinën bardhë e zi?
Diva siç e quajnë pothuajse të gjithë, Adelina Ismaili duket se tash e ka marr me shumë seriozitet rikthimin e saj në skenën artistike, shkruan “Kosovarja”.
Ajo shfaqet pothuajse cdo javë pranë ekranit televiziv me serialin vendor që tashmë është bërë mjaft i pëlqyer tek ju “O sa mirë”.
Por, përveç paraqitjeve të saj në këtë serial, Adelina po kujdeset që edhe në rrjetet sociale të jetë më afër ndjekësve të saj. Jo si dikur kur fotot e reja nga ajo ishin më të rralla. Tash, është krejt ndryshe, Adelina shumë aktive dhe vërtet në çdo foto që ajo po e ndan me ndjekësit, po pëlqehet e po komentohet pozitivisht.
E krejt e fundit është kjo foto që do e shihni tani, ku aty Diva shihet e veshur dhe e rregulluar në nivel, ndërsa foto është bërë me vetëm dy ngjyra, bardhë e zi!
A thua, kush mund t’ia ketë realizuar këtë foto kaq të bukur Adelinës?