Kush është “ujku” turk në Kretë që alarmoi Greqinë dhe SHBA-të (FOTO)
Të gjitha vendet operojnë përmes shërbimeve të tyre sekrete në shtetet ku kanë interesa, megjithatë mediat kjo duket të jetë një histori disi ndryshe për shkak se përfshihet edhe një super fuqi botërore si SHBA.
Portali grek Zougla.gr ka botuar sot një shkrim investigativ me histori tipike spiunazhi ku të përfshirë janë shërbimi sekret grek, ai turk si edhe CIA amerikane.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në gjirin Souda të Kretës ku ndodhet edhe një bazë e rendësishme amerikane.
Në qendër të kësaj historie është një agjenci doganore në dukje normale si gjithë të tjerat, e cila administrohet nga një shtetas rumon, raporton Zougla.
“Rumuni që administron agjencinë stërgjyshin me origjinë nga Turqia, ndërkohë që ka ortak një grek vendas. Ajo ka dy dritare dhe sheh direkt në port. Kur në këtë portu ankorua aeroplanmbajtësja USS Geroge Bush, autoritetet portuale morën një paralajmësim nga amerikanët për cënim të kërcënime në lidhje me sigurinë në zonë. Gjithçka lidhej pikërisht me agjencinë doganore”., – shkruan portali.
Pas këtij paralajmërimi hyn në lojë shërbimet sekrete greke, të cilët zbuluan se personi që administronte agjencinë doganore kishte kontakte direkte me një person tepër të fuqishëm tek shërbimi sekret turk MIT.
Grekët preferojnë t’a quajnë atë “Ujku”, i cili sipas tyre merrte urdhra direkt nga krahu i djathtë i Erdoganit.
“Jo rastësisht ajo agjenci ishte vendosur aty pasi krahas bazës amerikane, në zonë ndodhet edhe një bazë greke si edhe mund të arrihen lehtësisht zona si Chania apo Kasteli ku ndodhet Shtabi i Forcave Ajrore greke”, vijon portali.
“Dy ditë më parë, një anije transporti turke u fut në portin e Kretës dhe ‘Ujku’ u shfaq sërish. Sigurisht që shërbimet sekrete u vunë në mbikëqyrje të saj. Por, çuditërisht edhe autoritetet portuale kërkuan ndihmë për mbikëqyrje nga shërbimet sekrete greke në mënyrë të pavarur”., shkruan portali duke theksuar faktin se për anijën në fjalë ishte hera e parë që ankorohej në atë port.