LAJM I FUNDIT/ Vrasje në Tetovë para selisë së BDI-së mes dy grupeve rivale

Shpërndaje

Një i vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur pas një sulmi që ka ndodhur në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë, ku sipas informacioneve jo-zyrtare, në seli kanë pasur mbledhje ndërkohë që vetëm pak larg saj ka pasur një përleshje mes dy grupeve rivale të BDI.

Sipas burimeve jozyrtare të Televizionit SHENJA, fillimisht ka pasur përleshje fizike mes disa personave, me ç’rast njëri prej tyre është rrahur. I rrahuri më pas ka sulmuar me armë zjarri. Sipas burimeve të njëjta jozyrtare, bëhet fjalë për mosmarrëveshje brendapartiake. Në vazhdim televizioni Shenja do të ju sjellë detaje të reja nga ky rast.

Loading...