Lideri i partisë putiniste nga Maqedonia thirret në Moskë, plani rus?! (FOTO)
Kryetari i partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev, e cila mori emrin ngjajshëm sikur partia e Vladimir Putinit “Rusia e Bashkuar” është thirrur për vizitë në Moskë. Ai prej sot ka udhëtuar drejt Rusisë duke qenë i ftuar nga DUMA ruse por edhe institucione të tjera, ashtu siç është nënvizuar në komunikatën partiake. Kjo parti ka pranuar se ka marrë si model partinë e Putinit që e ka quajtur simotër dhe se angazhohet për partneritetin strategjik me Rusinë, duke përjashtuar NATO dhe BE-në.
Loading...