Ligji i mediave, partitë dorëzojmë amendamente
Propozim ligji i ri për mediat, të hënën në lexim të dytë, do të ballafaqohet me rreth 80 amendamente në Komisionin për Transport dhe Lidhje. VMRO-DPMNE-ja ka përgatitur 63 amendamente, kryesisht kundër tekstit ligjor që me hyrjen e ligjit në fuqi, parasheh përfundimin e mandatit për anëtarët e këshillit programor të RTVM-së dhe anëtarët e këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. VMRO-DPMNE-ja gjithashtu kërkon që koncesioni për hapjen e mediumeve të reja të mos jetë në dorë të Agjencisë së mediave.
Qëllimi kryesorë i LSDM-së për miratimin e këtij ligji, është që përmes ligjit t’i zëvendësojë kuadrot aktual të RTVM-së dhe këshillin e agjencisë për shërbime audio dhe audiovizualë sepse me sjelljen e këtij ligji, siç propozojnë ata, do t’u përfundojë mandati këshilltarëve aktual. Ne druajmë që kjo gjë, duke u bazuar në principet demokratike, nuk është mirë – tha Zoran Ilioski, VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE-ja paralajmëron se do ta mbështesë emërimin e anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTVM-së dhe anëtarët e Agjencisë së Mediave, me 2/3 e votave të deputetëve në Kuvend. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka përpiluar 11 amendamente mes të cilave parashihet që përveç kriterit për zgjedhjen e anëtarëve të ri në bordit në servisin publik dhe në agjencinë e medieve me 2/3 e votave në Kuvend, të votohet edhe me badenter. E gjitha kjo sipas Frosina Remenskit, po bëhet me qëllim të filtrimit më detal të anëtarëve të rinj institucioneve shtetërore mediatike,
Kriteret e parapara në ligj së bashku me votimin në Kuvend me 2/3 e votave garantojnë zgjedhje jopolitike të anëtarëve të rinj, por ne në mënyrë plotësuese kemi sjell amendament për zgjedhjen e anëtarëve të ri me votim me bander duke dhënë kështu garanci të fortë për zgjedhjen e paanëshme – u shpreh Frosina Remenski, LSDM.
Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu përmes dy amendamenteve kërkon që të shfrytëzohet e drejta e badenterit në emërimin e anëtarëve të ri të bordit të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave.
Në tekstin aktual ata zgjidhen me 2/3 e votave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ne kemi propozuar që përveç dy të tretave të vendoset edhe shumica e dyfishtë e badenterit në përzgjedhjen e këtyre individëve – theksoi Artan Grubi, BDI.
Mediet elektronike edhe kësaj radhe janë lënë jashtë kornizave të Ligjit për Media.