‘Luftë’ për karrike në shkollat e Gostivarit, akuza ASH – BDI. Kush i ka fajet ?!
Reagimi nga Aleanca për Shqiptarët
Sot në Gostivar fatkeqësisht ndodhi ajo që në njëfarë mënyre dega e Aleancës për Shqiptarët në Gostivar e paralajmëroi. Sot në mënyrë më brutale ka pas ndërhyrje nga ana e aktivistëve të BDI-së te cilët kanë hyrë në gjimnazin e Gostivarit në mënyrë banditeske dhe fizikisht I kanë sulmuar profesorët në vendin e tyre te punës. Te dy profesorët të lënduar si pasojë e këtij sulmi fizik për shkak të lëndimeve të mara gjenden të shtrirë në klinikën neurologjike të Shkupit.
E kujtojmë opinionin e gjërë se pikërisht ishte dega e Aleancës që reagoi në lidhje me pasojat e mundshme të vendimit politik të qeverisë së Zaevit pas marrjes se kompetencave në sferën e Arsimit.
Në protestën e organizuar ne Gostivar me 20 Mars, parashtruam pyetje publike përse merren kompetencat vetëm ne Gostivar por jo për shembull edhe në Struge?
E pyetem publikisht kryeministrin mos valle dëshiron ta katandis arsimin e fëmijëve ne Gostivar?
Iu drejtuam kryeministrit duke deklaruar se nuk kemi shpresa nga ato të BDI-së sepse atyre u intereson vetëm interesi dhe përfitimet personale dhe jo interesi I përgjithshëm. Ja tërhoqëm vërejtjen kryeministrit që mos të bie nën grackën e BDI-së, sepse në të kundërtën do të jetë edhe përgjegjës I pasojave si rezultat I atij vendimi.
Ne mënyrë shumë të qartë në mes tjerash në atë proteste deklaruam:
“Vendimi I fundit për marrjen e kompetencave të arsimit nga ana e qeverisë është hipokrizia më e madhe e pushtetit aktual. Si mundet që një organ I emëruar t’ia merr kompetencat një organi te zgjedhur? Vallë, a ju ka penguar pushtetit aktual kjo qasje progresive dhe demokratike te kryetarit Taravari? A dëshiron z. Zaev që të ktheje anarkinë ne arsimin ne Gostivar? A I konvenon anarkia z.
Zaev sikurse qe I konvenon BDI-se? Vallë pse nuk lejojnë arsimim të shëndoshë të fëmijëve te Gostivarit? I parashtrojmë këto pyetje sepse si qytetare jemi te interesuar për arsimim te shëndoshë te fëmijëve tanë dhe rreptësishtë kundërshtojmë çdo politizim te proceseve ne arsimimin e fëmijëve te Gostivarit. Stop politikes ne arsim! Stop BDI-zimi I shkollave te Gostivarit! Stop kthimit te drejtoreve partiak dhe të korruptuar.”
Rasti I sotëm fatkeqësisht dëshmon se kemi pasur të drejtë. Njëri nga sulmuesit e sotëm ka qenë pikërisht djali I drejtorit te riemëruar Xhezi Kamberi. Pra, banditizëm dhe diletantizëm eklatant. Ndërsa tjetri, turpëroja i ish kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejtës.
Të nderuar qytetar, ja se çka solli vendimi I këtillë I qeverise aktuale. Solli pikërisht atë që e paralajmëruam. Solli pikërisht BDI-zimin e shkollave ne Gostivar. Profesorët ne vendin e punës sulmohen nga banditët partiak te BDI-se. Ne e ftojmë anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët që në asnjë mënyrë mos ti përgjigjet këtij provokimi. Por parasë gjithash, ftojmë organet kompetente ti marrin masat e nevojshme ndëshkuese ndaj banditëve partiak të BDI-së.
Tani më nuk ka asnjë mënyrë për arsyetimin e banditëve dhe shpresojmë që edhe z. Zaev dhe z. Spasovski nuk mund ti mbulojnë këto aktiviste te BDI-së.
Ne, poashtu I ftojmë të mendojnë seriozisht për apelin tonë në lidhje me marrjen e këtyre kompetencave në arsim. Qeveria dhe në rastin konkret ministri për arsim është përgjegjësi kryesor I këtij akti vandal të cilën në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë të përsëritet.
Reagimi nga Bashkimi Demoktarik për Integrim
Sot në orët e pasditës ish drejtori i Gjimnazit të Gostivarit i emëruar në mënyrë joligjore nga Arben Taravari, Driton Imeri i shoqëruar nga kolegu i tij, Bejtulla Kamberi në mënyrë bandidteskte kanë sulmuar fizikisht drejtorin, Xhezi Kamberi.
Për kundër faktin që Imeri është në pushim mjekësor, qëllimisht ka shkuar në objektet e shkollës për të shkaktuar dhunë ndaj drejtorit në orar dhe vend të punës.
Dy personat në fjalë janë të punësuar si mësimdhënës në Gjimnazin e Gostivarit, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të sillen si uliganë në një institucion ku misioni është arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reje.
Ngjarjet e tilla ndodhin në kohën kur Arben Taravari ka shndërruar Komunën e Gostivarit në instrument të revanshizmit dhe dhunës politike. Për pasojë, psikologjia e dhunës psiqike po bartet edhe në institucionet të tjera, madje edhe në dhunë fizike.
Dënojmë ashpër sjelljen banditeske të dy aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët, dhe sigurojmë qytetarët e Gostivarit që nuk do të lejohet dhuna të instalohet në institucionet publike, dhe aq më pak në institucionet edukative dhe arsimore.
Rasti është denoncuar tek organet e rendit dhe inkurajojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Apelojmë tek faktori ndërkombëtar të vëzhgojnë nga afër veprimet banditeskte të Arben Taravarit dhe njerëzve të tij, thuhet në kumtesën e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – Gostivar