Macron thotë se ka dëshmi që qeveria siriane sulmoi me armë kimike
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ka “dëshmi” se qeveria siriane sulmoi qytetin e Doumës me armë kimike fundjavën e kaluar.
Ai tha se do të vendoste “në kohën e duhur” nëse do të përgjigjej me sulme ajrore apo jo, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, ishte kundër “çdo hapi që mund të çojë në një përshkallëzim të tensioneve”.
Urinat dhe mostrat e gjakut nga viktimat e sulmit kanë rezultuar pozitive për lëndë kimike të përdorura në sulme në Douma.
Shtetet perëndimore mendohet të përgatiten për sulme raketore kundër regjimit të Assadit. Rusia e kundërshton fuqishëm këtë veprim.
Loading...