Malaga – Real Madrid, pak kush e ka pritur se do të ndodhë kjo me Ronaldon
Zinedine Zidane është duke konsideruar mundësinë e pushimit të Cristiano Ronaldos për ndeshjen e ardhshme në La Ligë.
Cristiano Ronaldo ishte hero i Real Madridit në duelet ndaj Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi portugez shënoi gjithsejtë tre gola në dy takimet, përfshirë penalltinë vendimtare për kualifikim në gjysmëfinale.
Por, trajneri Zinedine Zidane është duke konsideruar mundësinë e pushimit të Ronaldos për ndeshjen e ardhshme në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.“Mundo Deportivo” shkruan se Ronaldo nuk pritet ta fillojë ballafaqimin ndaj Malagas, të dielën.
Zidane dëshiron që Ronaldo të pushojë sa më mirë për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
Loading...