Meka i ofron parcelë toke Mohamed Salahut, kjo është arsyeja
Nënkryetari i qytetit të shenjtë musliman, Mekës, Fahad Al Rooqi i ka konfirmuar një lajm të rëndësishëm Mohamed Salahut.
Rooqi e ka njoftuar yllin e Liverpoolit se i është ofruar parcelë toke falas në Mekë.
“Salah do të marrë dhuratë një parcelë toke në Mekë. Dhurata është për moralin, karakterin bujar, dhe për meritat e tij si ambasador i tolerancës fetare e vlerave etike për muslimanët kudo.
Salah mund ta mbajë tokën për vete, ta shesë, mund të ndërtoi në të xhami apo mund të ndërtoi një fondacion bamirësie.
Toka do të jetë personale e tij” ka thënë Al Rooqi./Indeksonline/
Loading...