Menduh Thaçi takoi Ambasadorin Garet

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në rezidencën e Ambasadës Britanike në Shkup zhvilloi takim me Ambasadori Britanik, Charles Garrett.

Në takim u bisedua për aktualitet politike në vend, për kontestin me Greqinë, si dhe për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike që do të siguronte paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në vend dhe rajon.

Kryetari Thaçi falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe e jep për zhvillimin e proceseve demokratike dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Loading...