Mësohet se çfarë biseduan dy liderët koreanë gjatë shtrëngimit të duarve

Shpërndaje

Kim Jong Un dhe Moon Jae-in kishin “diskutime serioze dhe të sinqerta” mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe një paqe të përhershme në sesionin e tyre të parë të samitit të premten, tha një zyrtar i Koresë së Jugut, raporton “Sky News”

Kjo është biseda mes dy presidentëve koreanë në fillim të takimit:

Presidenti i Koresë Veriore, Kim Jung-un: “Jam i kënaqur që të takova, jam shumë i kënaqur”.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in: “Kishte ndonjë vështirësi derisa erdhe këtu?”

Kim: “Jo”

Moon: “Është kënaqësi që të takova ty”

Kim: “Për më tepër, jam paksa i gëzuar sepse është një takim historik. Isha i befasuar me gjithë ato lëvizje ushtarake derisa më vendosën në Panmunjeom”.

Moon: “Vendimi juaj ishte i guximshëm dhe inkurajues për të ardhur deri këtu”.

Kim: “Jo, jo e gjitha”.

Moon: “Ne kemi bërë një moment historik”.

Kim: “Jam i kënaqur që të takova”.

Moon: “Të lutem mund të qëndrosh në këtë anë të rrugës?”

Loading...