Messi e barazon rekordin e Ronaldinhos për gjuajtje të lira
Pjesa e parë e shkëlqyer e Lionel Messit sonte kundër Leganes bëri që argjentinasi ta barazojë një rekord të ish-yllit të Barcelonës, Ronaldinhos.
Messi shënoi dy gola për epërsinë 2-0 të Barcelonës kundër Leganes në 45 minutat e ndeshjes së javës së 31-të të La Ligës, përfshirë një nga gjuajtja e lirë, raporton Express.
Kjo do të thotë se Messi tani ka shënuar gjashtë gola direkt nga gjuajta e lirë në një sezon të vetëm në La Liga.
Këtë e kishte arritur deri më tani vetëm Ronaldinho në sezonin 2006/07.
6 – Lionel Messi is the first player to score six direct free-kick goals in a single La Liga season since Ronaldinho Gaucho in 2006/07 (6). Brilliance. pic.twitter.com/MWkEfcSpJf
— OptaJose (@OptaJose) April 7, 2018