Messi e frymëzon Barcelonën drejt rekordit historik në La Liga
Lionel Messi e ka frymëzuar Barcelonën drejt një ecurie prej 38 ndeshjeve pa humbje në La Liga, duke e barazuar kështu rekordin e vendosur nga Real Sociadad në vitin 1980.
Superylli argjentinas shënoi het-trik në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Leganes sonte në “Cam Nou”, duke u siguruar që klubi katalan ta barazojë rekordin e Real Sociedadit, transmeton Express.
Real Sociedadit kishte dalë skuadër e pamposhtur në 38 ndeshje të La Ligës në sezonet 1978/79 dhe 1979/80.
Kishte qenë Espanyol skuadra që ia kishte ndërprerë këtë ecuri Real Sociedadit në atë botë.
Ndërkohë, tani Barcelona do të kërkojë ta thyejë këtë rekord duke e tejkaluar Sociedadin javën e ardhshme me një fitore eventuale ndaj Valencias.
Gjatë 31 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në ligë, klubi katalan i ka fituar 24 dhe ka barazuar në shtatë prej tyre.