Mësuesit në det, nxënësit në pushim (VIDEO)

Shpërndaje

E lidhin me pushimin e 1 majit, shkojnë në Shqipëri

Në vend të nxënësve, në shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Rugova” në Obiliq sot pati punëtorë.

Edhe pse është ditë pune, aty sot nuk u mbajt mësimi.

Kjo ngase mësimdhënësit e kanë lidhur ditën e hënë me atë të martën që është festë zyrtare.

Bashkë me drejtoreshën Shukrie Gashi, ata kanë shfrytëzuar rastin që të bëjnë një vizitë në Shqipëri.

Edhe pse nuk ka pasur një vendim nga Ministria e Arsimit, drejtoria e arsimit në këtë komunë ua ka lejuar pushimin mësimdhënësve.

Por, për banorët një veprim i tillë është i papranueshëm.

Edhe Nazmi Durmishi, veteran i arsimit në këtë komunë, veprimin e mësimdhënësve të kësaj shkolle e ka konsideruar si të gabuar.

Sipas tij, nuk është në rregull që nxënësit të humbin mësim për fajin e mësimdhënësve të cilët ditën e punës e shfrytëzojnë për pushime.

E derisa nuk po mbahet mësimi në shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Rugova”, aty po zhvilloheshin disa punime ku po rinovoheshin dy sallat sportive të kësaj shkolle.

Ndërsa, në shkollat e mesme të kësaj komune mësimi u zhvillua normalisht.

Loading...