Miell në drejtim të Edi Ramës, Flamur Noka përjashtohet nga seanca (VIDEO)
Opozita vazhdon ta mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit të Shqipërisë dhe thotë se është e vendosur për të mos lejuar vazhdimin e seancës pa u përjashtuar më parë kryeministri, Edi Rama.
Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri ish-kryeministri, Sali Berisha, deputeti Flamur Noka hodhi një sasi mielli në drejtim të kryeministrit Rama.
Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, shkruan Top Channel.
Menjëherë pas kësaj, kryekuvendari përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin.
Por që të dy deputetët e opozitës refuzuan që të largohen nga salla.
“U kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të njoftojnë deputetët që të lënë sallën”, tha Ruçi duke ndërprerë sërish seancën.