Ministria ruse: Avionët izraelitë sulmuan në Siri nga territori i Libanit

Shpërndaje

Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar pas njoftimve për sulme ajorore në Siri duke thënë se avionët izraelitë kanë gjuajtur tetë raketa drejt bazës ajrore në provincën Homs të Sirisë. Sipas Ministrisë ruse të mbrojtjes, pesë prej raketa janë goditur nga forcat ajrore të regjimit të Assadit.
“Në datën 9 prill, nga ora 03:25 deri në 03:53 sipas orës së Moskës, dy avionë F-15 të forcave ajrore izraelite, pa hyrë në hapësirën ajrore siriane, nga territori i Libanit, gjuajtën tetë raketa në bazën ajrore Tiyas. Tre raketa arritën në pjesën perëndimore të aerodromit, pesë u shkatërruan nga forcat ajrore të mbrojtjes të Sirisë”, tha ministria ruse në një deklaratë me shkrim.

Më herët, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut pretendoi se sulmet ajrore vranë 14 persona, përfshirë qytetarë iranianë në bazën ushtarake pranë qytetit Homs në Siri.

Edhe regjimi sirian po ashtu ka konfirmuar se një bazë ajrore u godit nga një sulm me raketa.

Sipas agjencisë së lajmeve të regjimit (SANA), bombardimi shënjestroi bazën ajrore “T4” në provincën qendrore Homs në 4:00 të mëngjesit, sipas orës lokale. Agjencia tha se bombardimet vranë disa persona dhe plagosën disa të tjerë, por nuk dha numër të saktë.

Loading...