Miratohen Ligjet pa VMRO-në, VMRO – DPMNE: interpelanca, pas Pashkëve

Shpërndaje

Pas kësaj, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ka tre ditë afat që të caktojë seancë në të cilën do të votohet për besimin ndaj Qeverisë.
 
Pa dhënë shumë detaje në këtë drejtim, koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, vlerëson se interpelanca do jetë pika pas së cilës deputetët e opozitës do të kthehen në seancën plenare.
 
“Presim përkrahje të gjerë të kërkesës për besimin ndaj Qeverisë, sepse me të vërtetë bëhet fjalë për Qeveri që ekonomikisht e ka stagnuar vendin, kemi rritje të korrupsionit, kriminalitetit dhe mendoj se kërkesa për besim ndaj qeverisë do të ketë përkrahje të gjerë”,- deklaroi koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev.
 
Ndërkohë, në seancat plenare Kuvendi pa opozitën maqedonase dhe pa debat, miratoi më shumë ligje nga sfera të ndryshme.
 
Kuorumi u arrit, por kryeparlamentarit Xhaferi iu desh të vërtetonte më shumë herë nëse i kishte e numrat në sallë. Për pakon e ligjeve reformuese duhen votat e dy të tretës së deputetëve.
 
Kryeministri Zaev tashmë ka paralajmëruar se pakoja e ligjeve reformuese duhet të votohet para Raportit të KE-së më 17 prill.

Loading...