Mogerini dhe Han më 19 prill në Shkup, sjellin lajmin e rëndësishëm
Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johannes Han javën tjetër do të qëndrojnë në Shkup. Përfaqësuesja e lartë e KE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Mogerini më 19 prill do të mbajë një fjalim në Kuvend. Ndërsa, një ditë më vonë do të vjen edhe eurokomisari për zgjerim, Han. Vizita e tyre pason pasi që Komisioni Evropian do të publikojë raportin e progresit më 17 prill për Maqedoninë.
Loading...