Mogherini në publikimin e raportit të Progresit: Përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Kosova të vazhdojë dialogun
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rekomanduar që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqeninë. Ndërsa për Kosovën ka thënë se duhet të vazhdohet procesi i dialogut me Serbinë.
“Rekomandojmë që Këshilli i Evropës të hap negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ka thënë Mogherini të martën në publikimin e Raportit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në publikimin e Raportit të Progresit, ajo ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e MSA-së si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Ndërsa, për Bosnjën ka rekomanduar të hapet aplikimi për anëtarësim në BE.
“Kolegji sot ka votuar pakon e zgjerimit per vendet e BP dhe Turqine. Është interes i yni që të kemi paqe dhe stabilitet në vendet në fjalë”, ka thënë Mogherini.
Secili vend dhe partnerë vlerësohet për meritat e veta.
“Ballkani Perndimorë është Evropë” ka thënë ajo, ndërsa ka konfirnmuar vizitën e saj në Tiranë dhe në Shkup sot.