Bota

MPJ e Turqisë dënon sulmet e Izraelit ndaj protestave paqësore të palestinezëve

Shpërndaje

Turqia dënon fuqishëm sulmet e Izraelit ndaj protestave paqësore të palestinezëve me rastin e Ditës së Tokës dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë një qëndrim të përbashkët kundër Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës duke iu referuar protestave paqësore të palestinezëve që nga 30 marsi e deri më tani në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, të mbajtura në kufi të Rripit të Gazës me Izraelin thuhet:

“Dënojmë fuqishëm sulmet e Izraelit ndaj protestave paqësore të mbajtura nga data 30 mars të vitit 2018 e deri më tani, të cilat shkaktuan vdekjen e 29 personave të pafajshëm përfshirë edhe gazetarin Yaser Murtaja si dhe plagosjen e mijëra personave”.

Duke shprehur mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën si dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit në deklaratë thuhet se “Presim nga komuniteti ndërkombëtar që të marrë një qëndrim të përbashkët kundër Izraelit, i cili me këtë qëndrim sulmues, përkundër të gjitha paralajmërimeve, shkel të drejtën ndërkombëtare dhe nuk heziton të marrë në objektiv madje edhe gazetarët të cilët i kryejnë detyrat e tyre”.

– Dita e Tokës

Palestinezët, që nga dita e premte më 30 mars në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë të Izraelit.

Ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në deklaratën e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës thuhet se palestinezi Kudeyh, i cili u plagos si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë gjatë “Marshimit të Kthimit të Madh”, sot humbi jetën në spitalin ku po trajtohej. Me humbjen e jetës së Kudeyh-it, i cili është i regjistruar në popullsinë e qytezës Han Junus në jug të Gazës, numri i palestinezëve të martirizuar në protestat e vazhdueshme që nga 30 marsi e deri më tani ka arritur në 32.

Izraeli më 30 mars të vitit 1976 pushtoi mijëra hektarë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit të cilët jetonin në rajonin Celile, në veri të shtetit. Pas kësaj popullata palestineze hyri në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër këtij uzurpimi.

Policia izraelite hapi zjarr ndaj personave që morën pjesë në protesta ku gjashtë prej tyre ranë dëshmorë ndërsa një numër i madh u plagosën.

Kjo ngjarje, e cila njihet si “Dita e Tokës”, vlerësohet si simbol i rezistencës së palestinezëve lidhur me çështjen e tokës, e cila është burim i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës.

Loading...