Ndërprerja e vettingut për Adriatik Llallën, kush janë 5 gjyqtarët që kanë në dorë fatin e tij (EMRAT)
Zgjidhet trupa gjykuese qe ka ne dore fatin e ish kryeprokurorit Adriuatik Llalla, pas ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me te.
Trupa gjykuese kryesohet nga Sokol Como dhe eshte si me poshte vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator : Luan Daci
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari
“Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës”- ben me dije Komisioni i Posacem, duke sqaruar se ‘Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla’.
Aktualisht, deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.
Burimi: http://www.panorama.com.al/nderprerja-e-vettingut-per-adriatik-llallen-zbulohen-emrat-e-5-gjyqtareve-qe-kane-ne-dore-fatin-e-tij/