Kuriozitete

Ndërroi jetë 2-vjeçari që tërhoqi vëmendjen e botës

Shpërndaje

Alfie Evans, vogëlushi 23 muajsh, i cili tërhoqi vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmi i dhimbshëm i bë i ditur nga prindërit e tij, nëpërmjet një postimi në Facebook. “Gladiatori im dorëzoi mburojën e tij sot dhe fitoi krahët në orën 2 e 30. Tmerrësisht të dëshpëruar”, shkroi babai i tij.

Rasti i Alfie Evans zgjoi kureshtjen e gjithë botës, teksa mjekët britanikë vendosën t’i fikin pajisjet që e mbanin në jetë, me pretendimn se djali i vogël nuk kishte shpresa për të mbijetuar.

Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e tij djalin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

Loading...