Në një dasmë në Serbi, dasmori duke festuar godet pa dashje një burrë me pushkë në këmbë (Video,+18)

Shpërndaje

Një burrë është plagosur në të dy këmbët në një fshat në Uzhicë të Serbisë, kur një dasmor derisa po festonte me armë goditi pa dashje dasmorin tjetër para dyerve të shtëpisë.

Rezultatet e para kanë treguar se bëhet fjalë për pakujdesi, dhe burri se që mbante në duar pushkën (çifte) e goditi në këmbë pa dashje një dasmor tjetër, transmeton Telegrafi.

Si pasojë të shkrepjes së plumbit, burri ka pësuar lëndime trupore në të dy këmbët, ku pas trajtimit në spital është lëshuar në shtëpi.

Mediat serbe raportojnë se dasmorët po bëheshin gati të qëllojnë mollën me armë, por ja që kësaj radhe goditën njeriun.

Më poshtë ju sjellim videon rrëqethëse të momentit, kur goditet me plumb në këmbë në prezencë të dhjetëra dasmorëve tjerë.

<iframe frameborder=”0″ width=”480″ height=”270″ src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x6inuu7″ allowfullscreen allow=”autoplay”></iframe>
Loading...