Një këshilltare elegante si kjo e Ramush Haradinajt (Foto)

Shpërndaje

Njerëzit mund të vishen me shije dhe duke mos qenë pjesë e pasarelave Të qëndrosh gjithmonë pranë njeriut të parë të Qeverisë, kërkon shumë mund dhe përkushtim.Udhëtime, takime e mbledhje të shumta të detyrojnë të qëndrosh larg personave të dashur për ditë, e besa edhe javë të tëra.

Të shfaqesh përkrah një njeriu kaq të rëndësishëm, kërkon edhe shije e elegancë në paraqitje. Të gjitha këto i arrin me shumë lehtësi këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj.

Meliza bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve në çdo paraqitje publike shfaqet plotë stil e elegancë, teksa nuk rrezikon të vishet me shumë ngjyra. Ajo dëshmon se njerëzit mund të vishen me shije dhe duke mos qenë pjesë e pasarelave, shkruan 21media.

Këshilltarja e kryeministrit është mjaftë aktive në rrjetet sociale, ku çdo ditë me ndjekësit e saj ndanë momente të bukura nga puna dhe ato me familjen. Ndryshe, Meliza studimet i ka kryer në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci. Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. U zgjodh asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.

Loading...