Një motoçiklist humb jetën në Lisiçe

Shpërndaje

Një motoçiklist ka humbur jetën sot gjatë orëve të para të mëngjesit në një aksident rrugor që ndodhi në afërsi të udhëkryqit mes bulevardit “AVNOJ” dhe “Serbia”, në të cilin ka marrë pjesë edhe një automjet i markës “Mitsubishi” me targa të Shkupit.

Nga Ministria e Brendshme thonë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 7 të mëngjesit. Motoçiklisti humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Nga MPB gjithashtu thonë se hetimet e policisë dhe prokurorit po vazhdojnë. Si rezultat i këtij aksidentit, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të qytetit është riorientuar.

Loading...