Nxehen gjakrat në Kumanovë, policia arreston 7 persona
Sektori i punëve të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër shtatë personave për shkak të dhunës së ushtruar. Bëhet fjalë për personat me iniciale N.D. (18) nga Kumanova, D.S.(18) nga Kumanova, D.М.(19) nga fshati Kleçovcë, S.C. 18) nga fshati Tromegjë, N.D.(19) nga fshati Kleçovcë, М.P.(16) nga fshati Strezovc dhe N.Т.(18) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën e lartpërmendur, transmeton Gazeta Lajm. Ata më datë 08.03.2018 rreth orës 16 e 30 minuta në fshatin Kojnare e Poshtme të Kumanovës në rrugën “1” e kanë sulmuar fizikisht personin me iniciale S.C. (26) para shtëpisë së tij, pas një zënke verbale.
Loading...