OBRM-PDUKM: Jeta ka ardhur vetëm për Zaevin, Angjushevin dha qeveritarët tjerë

Shpërndaje

Një vit pas 27 prillit, jeta ka ardhur vetëm për Zoran Zaevin dhe anëtarët tjerë të qeverisë, ndërsa Hari Lokvenec nuk mund të bind as vete, e jo qytetarët në gënjeshtrat që cilat ia japin t’i lexojë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Asnjë qytetarë nuk jeton më mirë, përveç Zaevit i cili po blen fabrika me çmime të mëdha dhe sundon tregun me marihuanën. Jeta ka ardhur edhe për Koço Angjushevin, i cili paguan miliona euro për firmat e tij, në të cilat punëson fëmijët dhe kushërinjtë në funksione shtetërore”, thonë nga partia opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti shtojnë se vendi është bllokuar në korrupsion, ndërsa funksionarët frikësojnë qytetarët dhe OJQ-të nëse flasin për krimin që po bëhet.

Loading...