Padi penale ndaj ish ministrit Todorov

Shpërndaje

Drejtoria e Policisë financiare deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar padi penale kundër ish ministrit të Shëndetësisë për shkak të dyshimit për veprën penale, “kryerje e punës zyrtare në mënyrë të papërgjegjshme”.Gjithashtu siç njoftojnë nga Policia Financiare padi penale është ngritur edhe kundër P.V ish udhëheqës i Njësisë për Implementimin e Projektit për rikonstruim dhe ndërtim shtesë të objekteve të publike shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërsa padia e ngritur lidhet për shkak të marrëveshjeve të kyçura për punë ndërtimore në spitalet e përgjithshme në qytetet në Kumanovë, Koçan dhe Kriva Pallankë për çka është zgjedhur ndërmarrja “Konstruktor Inzhenering Split”.

Por nga Policia financiare thonë se të dy  të akuzuarit edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se punët nuk janë kryer në kohë dhe nuk janë bërë në mënyrë kualitative nga ndërmarrja, gjatë vitit 2011 nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për pagim dhe nuk kanë kërkuar vazhdim të afatit të vlefshmërisë së garancisë bankare me vlerë prej 3.813.000 denarë për kryerjen e punëve përpara se të kaloj  afati që është kundër Ligjit për furnizime publike dhe të marrëveshjes.

Ndërsa lidhur  me mosaktivizimin e garancisë bankare, nga Policia financiare njoftojnë se , Todorov dhe P.V, kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme dhe e kanë dëmtuar buxhetin e  Republikës së Maqedonisë për 3.813.000 denarë.

 

Loading...