Pamjet shokuese, treni përplaset me kamionin në SHBA (VIDEO)

Shpërndaje

Një tren mallrash u përplas me një kamion në qytezën amerikane Acworth, në Georgia, fatmirësisht pa shkaktuar viktima, por duke dhënë një shfaqje të rrallë për banorët dhe kalimtarët e rastit.

Autoritetet thanë se kamioni pësoi një defekt teknik dhe mbeti mbi kalimin hekurudhor, ndërsa buria e trenit lajmëroi dëshmitarët okularë për atë që do të ndodhte. Siç ndodh rëndom të gjithë bënë gati kamerat e telefonat celularë.

Dëshmitarët thanë se drejtuesi i mjetit u përpoq për disa minuta të vinte në lëvizje kamionin, por edhe atë boria e trenit e lajmëroi për të pashmangshmen dhe braktisi mjetin. Mësohet se një person që gjendej në tren pësoi plagë fare të lehta për shkak të incidentit.

Loading...